Can we eat to starve cancer? | William Li



Translator: Idriz Merovci
Reviewer: Alisa Xholi Mirëdita, Një revolucion mjekësor është duke ndodhur përreth nesh, dhe ky revolucion do të na ndihmoj t'i mposhtim disa prej sëmundjeve më të frikshme të shoqërisë, përfshirë kancerin. Ky revolucion quhet angiogjeneza, dhe bazohet në proceset të cilat trupi ynë i përdorë për zhvillimin e enëve(të reja) të gjakut Shtrohet pyetja-"perse duhet ne të interesohemi për enët e gjakut?" Epo, trupi ynë në të vërtetë është i paketuar me to: 96.000 km enë të gjakut gjenden në një të rritur tipik. Nga njëri skaj në tjetrin, do formohej një litar që do t'i sillej Tokës dy herë. Enët më të vogla të gjakut quhen kapilarë. ne kemi 19 miliardë kapilarë në trupin tonë. Dhe këto janë ENËT E JETËS, dhe siç do të iu prezantoj, ato mund të jenë edhe ENËT E VDEKJES. Një karakteristikë e veçantë e enëve të gjakut është se ato kanë aftësinë të adaptohen në çfarëdo ambienti ku rriten. Për shembull, në mëlçi formojnë kanale për detoksifikimin e gjakut; në mushkëri mbështjellin alveolet për shkëmbimin e gazrave; në muskuj përdridhen ashtu që muskujt mund të kontrahohen pa e ndërprerë qarkullimin e gjakut; dhe në nerva shtrihen përgjatë si tela elektrik, duke mbajtur nervat të gjallë. Shumica e enëve të gjakut krijohen gjersa jemi ende në mitër, E kjo do të thotë se tek të rriturit, enët e gjakut normalisht nuk rriten. Përveç në disa rrethana speciale! Te gratë, enët e gjakut rriten çdo muaj për të ndërtuar shtresën e brendshme të mitrës; gjatë shtatzënisë, ato formojnë placentën, e cila lidh nënën me frytin. Gjithashtu pas lëndimit, enët e gjakut në fakt rriten nën koren e plagës me qëllim të shërimit të plagës. Dhe kjo është në fakt se si duket, qindra enë të gjakut të gjitha duke u rritur drejt qendrës së plagës Pra, trupi ka aftësinë për të rregulluar sasinë e enëve të gjakut që janë prezente në një moment kohor. E kryen këtë përmes një sistemi elaborues dhe elegant të kontrollës dhe baraspeshës, stimuluesve dhe inhibuesve të angiogjenezës, ashtu që, kur na duhet shpejt një sasi e enëve të gjakut, trupi e realizon këtë duke liruar stimulatorët, proteinat e quajtura faktorët angiogjenik që veprojnë si fertilizues natyral dhe stimulojnë enët e gjakut të lëshojnë degë. Dhe kur këto enë tepricë nuk na duhen më, trupi i krasit ato në nivel të normales duke përdorur inhibitorët natyral të angiogjenezës. Tash, ka situata kur fillojmë nën nivelin normal dhe duhet të krijojmë enë të reja për të arritur në nivel normal– për shembull, pas lëndimit– dhe trupi mund ta bëj këtë gjithashtu, por vetëm deri në nivelin normal, te pika e caktuar. Po ajo çka dimë tash, është se për një numër sëmundjesh, ka defekte në sistem ku trupi nuk mund ti krasit enët e gjakut tepricë ose nuk mund të krijoj të reja në vendin e duhur, në kohën e duhur. Dhe në këso situata, angiogjeneza është jashtë balancit. Dhe kur angiogjeneza është jashtë balancit, një miriadë e sëmundjeve rezultojnë. Për shembull, angiogjeneza e pamjaftueshme– pra nuk ka enë gjaku mjaftueshëm– shpie tek plagët të cilat nuk shërohen, ataqet në zemër, këmbët pa qarkullim, vdekja nga sulmi në tru, dëmtimet nervore. Kurse në anën tjetër, edhe angiogjeneza e tepërt– shumë enë gjaku–nxit sëmundje, dhe këtë e shohim te kanceri, verbërimi, artriti, obeziteti, sëmundja e Alz'heimer. Në total, janë mbi 70 sëmundje të rënda që prekin më shumë se një miliardë njerëz në botë të cilat sipërfaqësisht duken të jenë të ndryshme nga njëra-tjetra, por që në fakt ndajnë angiogjenezën anormale si emërues të përbashkët Dhe ky përfundim na mundëson neve të rikonceptojmë mënyrën se si iu qasemi këtyre sëmundjeve duke kontrolluar angiogjenezën. Tash do të fokusohem tek kanceri sepse angiogjeneza është hallkë e kancerit, çdo tipi të kancerit Pra ja ku jemi. Ky është një tumor: masë ogurzezë, e errët, ngjyrë gri, duke u rritur brenda trurit. Dhe nën mikroskop, mund të shihni me qindra të këtyre enëve të gjakut të ngjyrosura ngjyrë kafe, kapilarë që janë duke i ushqyer qelizat kanceroze, duke iu dërguar oksigjen dhe ushqim. Mirëpo, kancerët nuk fillojnë kështu. Dhe, në fakt kancerët nuk fillojnë me furnizim me gjak. Ata fillojnë si një fole qelizash të vogla mikroskopike të cilat mund të rriten vetëm deri gjysmë milimetri kub në madhësi; kjo është sa maja e lapsit. Pastaj ato nuk mund të rriten më shumë ngase nuk kanë furnizim me gjak, ashtuqë nuk kanë oksigjen dhe ushqim të mjaftueshëm. Në fakt, me gjasë ne formojmë këso kancere mikroskopike në trupin tonë gjatë gjithë kohës. Studimet e autopsisë së njerëzve që kanë vdekur në aksidentet automobilistike kanë treguar se 40% e femrave në mes moshës 40 dhe 50 vjeçare në fakt kanë kancere mikroskopike në gjinjtë e tyre, rreth 50% e meshkujve në të 50-tat dhe 60-tat kanë kancere mikroskopike të prostatës dhe virtualisht krejt ne, në kohën kur të arrijmë të 70-tat, do të kemi kancere mikroskopike duke u rritur në gjëndrën tiroide. Mirëpo, pa furnizim me gjak, shumica e këtyre kancereve asnjëherë nuk do të bëhen të rrezikshëm. Dr. Judah Folkman, e cila ishte mentorja ime dhe e cila ishte pioniere në fushën e angiogjenezës njëherë e pat quajtur këtë "kancer pa sëmundje". Andaj, aftësia e trupit për të balancuar angiogjenezën, kur funksionon në rregull pengon enët e gjakut për të ushqyer kancerët. Dhe ky duket të jetë një prej mekanizmave mbrojtës më të rëndësishëm kundër kancerit. Në fakt, nëse ju bllokoni angiogjenezën dhe pengoni enët e gjakut për mos të arritur asnjëherë tek qelizat kanceroze, tumoret thjeshtë nuk mund të rriten. Mirëpo, njëherë kur angiogjeneza të ndodh, kancerët mund të rriten eksponencialisht. Dhe kjo është në fakt mënyra se si një kancer kalon prej një kanceri të padëmshëm në një vdekjeprurës Qelizat kanceroze pësojnë mutacione dhe fitojnë aftësinë e lirimit të shumë nga këta faktorët angiogjenik, fertilizuesve natyral, të cilët e zhvendosin balancin në favor të enëve të reja të gjakut duke pushtuar kancerin Dhe njëherë kur këto enë ta kenë pushtuar kancerin, kanceri mund të rritet, të pushtoj indet fqinje. Dhe të njëjtat enë të cilat e ushqejnë tumorin iu mundësojnë qelizave kanceroze të kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe metastazojnë. Dhe fatkeqësisht, kjo fazë e vonshme e kancerit është ajo që me gjasë më së shpeshti diagnostifikohet, kur angiogjeneza veç është aktivizuar dhe qelizat kanceroze janë duke u shumuar si të çmendura. Andaj, nëse angiogjeneza paraqet kufirin në mes një kanceri të padëmshëm dhe atij të dëmshëm, atëherë, një pjesë e madhe e revolucionit të angiogjenezës është qasja e re në trajtimin e kancerit duke ndërprerë furnizimin me gjak. E quajmë këtë terapia antiangiogjenike, dhe është në tërësi e ndryshme nga hemoterapia sepse në mënyrë selektive ka në shënjestër enët e gjakut të cilat ushqejnë kancerët. Dhe ne mund ta bëjmë këtë ngase, enët tumorale të gjakut nuk janë të ngjashme me enët e shëndosha, normale që i shohim gjetiu në organizëm: Ato janë anormale: të ndërtuara shumë dobët: dhe për shkak të kësaj, janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj trajtimeve që i shënjestrojnë ato. Në fakt, kur pacientëve me kancer iu japim terapi antiangiogjenike– këtu p.sh., një ilaç eksperimental për gliomën, i cili është një tip i tumorit të trurit– mund të shihni se ndodhin ndryshime dramatike kur tumori është i deprivuar nga ushqimi. Këtu është një grua me kancer të gjirit e trajtuar me barin antiangiogjenik të quajtur Avastin, i aprovuar nga FDA-ja. Siç mund të shihni, haloja e qarkullimit të gjakut zhduket pas trajtimit. Pra, ju kam prezantuar dy raste të ndryshme të kancerit, të cilat kanë reaguar ndaj terapisë antiangiogjenike. Para disa vitesh, pyeta vetën: "A mund ta ngrisim këtë një hap më tutje dhe trajtojmë edhe kancerët tjerë, qoftë edhe tek speciet tjera?" Epo, ja ku është një qen bokser 9-vjeçar i quajtur Majlo i cili kishte një tumor shumë agresiv në krahun e tij, i quajtur neruofibroma malinje. Ky kancer përfshiu mushkëritë e tij. Veterinari i tij i dha tre muaj jetë. Andaj ne e trajtuam me një koktej të barërave antiangiogjenike të cilat mund të kombinoheshin në ushqimin e tij, e gjithashtu edhe si kremë antiangiogjenike e cila mund të përdorej në sipërfaqe të tumorit. Dhe brenda disa javëve të trajtimit, ne arritëm të ngadalësojmë rritjen e kancerit ashtuqë përfundimisht ne zgjatëm mbijetesën e tij 6 herë më shumë sesa kishte parashikuar veterinari i tij, dhe me një kualitet shumë të mirë të jetës. Rrjedhimisht, ne trajtuam mbi 600 qenë. Shkalla e reagimit dhe përmirësimit të mbijetesës është përafërsisht 60% që ishin në proces të eutanazisë (vrasje nga mëshira). Andaj, më lejoni të iu tregoj disa shembuj edhe më interesant. Ky është një delfin 20-vjeçar që jeton në Florida, dhe ajo kishte këto lezione në gojën e saj, të cilat gjatë një periudhe 3-vjeçare, u zhvilluan në qeliza kanceroze skuamoze invazive. Dhe ne e trajtuam me pastë antiangiogjenike. Pastën e aplikonim në sipërfaqe të kancerit, tri herë në javë. Dhe gjatë periudhës prej disa muajsh, kanceri u zhduk plotësisht, dhe biopsitë rezultuan negative(normale). Ja ku kemi një kancer duke u rritur në buzën e kalit Wuarter me emrin Guinis. Është një kancer jashtëzakonisht vdekjeprurës që quhet angiosarkoma. Ky kancer tashmë ishte është shpërndarë në nyjet limfatike të tija, ashtuqë ne përdorëm kremë lëkurore antiangiogjenike për buzën, dhe koktej oral, për ta trajtuar nga brenda sikurse nga jashtë. Dhe gjatë një periudhe prej 6 muajsh, ai përjetoi një shërim të plotë. Dhe ja ku është 6 vite më vonë, Guinissi, me pronaren e tij të lumtur. (duartrokitje) Tash, është e qartë se terapia antiangiogjenike mund të përdoret për një brez të gjerë të kancereve. Dhe në fakt, tretmanet e para pioniere si për njerëzit ashtu edhe për qentë, veç janë në dispozicion. Janë 12 barëra të ndryshme, për 11 kancere të ndryshme. Por pyetja e vërtetë është: Sa funksionojnë mirë këto barëra në praktikë? Dhe ja ku i kemi të dhënat e mbijetesës së pacientëve nga 8 tipe të ndryshme kanceresh. Shtylla tregojnë kohën e mbijetesës marrë nga periudha kur ishte vetëm hemoterapia, ose operacioni, ose radioterapia në dispozicion. Por duke filluar nga 2004, kur terapitë antiangiogjenike për herë të parë u vunë në dispozicion, pra, mund të shihni se kemi 70 deri 100% përmirësim në mbijetesën e pacientëve me kancer të veshkave, mielomë multiple, kancer kolorektal, dhe tumorët stromal gastrointestinal. Kjo është magjepse. Por, për llojet tjera të tumoreve dhe kancereve, përmirësimet kanë qenë modeste. Kështuqë, fillova ta pyes vetën: "Pse nuk kemi mundur të bëjmë diçka më mirë?" Dhe përgjigjja, për mua ishte e qartë: ne po trajtojmë kancerët tepër vonë, kur kanceri veçmë lëshuar rrënjë, dhe shpesh, veçmë është shpërndarë ose ka metastazuar. Si mjek e di që kur sëmundja ka progreduar në një fazë të avancuar, shërimi mund të jetë i vështirë, në mos i pamundshëm. Kështuqë, iu ktheva biologjisë së angiogjenezës dhe fillova të mendoj: A mund të jetë përgjigjja ndaj kancerit duke parandaluar angiogjenezën, duke e mundur kancerin në lojën e tij ashtuqë kanceri asnjëherë të mos mund të bëhet i rrezikshëm? Kjo do i ndihmonte njerëzit e shëndoshë, sikurse edhe njerëzit të cilët e kanë mundur kancerin një apo dy herë e që duan ta pengojnë rikthimin e tij. Kështuqë, për të gjetur një rrugë për parandalimin e angiogjenezës tumorale Iu ktheva shkaktarëve të kancerit. Dhe ajo që më intrigoi më së shumti, ishte kur pashë se dieta ishte përgjegjëse për 30-35% të kancereve të shkaktuar nga faktorët ambiental. Tani, mendimi racional do ishte të mendojmë se çka mund të largojmë nga dieta, çka të përjashtojmë. Por unë mora një qasje komplet të kundërt. dhe fillova të pyes: Çka mund t'i shtojmë dietës që është antiangiogjenik natyral, e që do përforconte sistemin tonë mbrojtës dhe ti mundim ato enë të gjakut të cilat ushqejnë kancerin? Me fjalë tjera, a mund ta mbysim urie kancerin. Dhe, përgjigjja është po, dhe do të iu tregoj se si. Kërkimi ynë për këtë na ka dërguar në treg, në fermë dhe në dollapin e erëzave, ngase ajo çka zbuluam ishte se nëna natyrë ka stolisur një numër të madh të ushqimeve, lëngjeve dhe barishteve me inhibitorët natyral të angiogjenezës. Ja ku është një test të cilin e kemi zhvilluar. Në qendër është unaza prej së cilës miliona enë gjaku janë duke u rritur në mënyrë rrezore. Dhe mund të përdorim këtë sistem për testimin e faktorëve dietal në koncentrime të njëjta sikurse merren gjatë ushqimit. Dhe me lejoni të ju paraqes se çka ndodh kur vendosim ekstraktin e rrushit të kuq. Substanca aktive që është reveratroli, gjendet poashtu në verën e kuqe. Kjo inhibon angiogjenezën jonormale me 60%. Ja çka ndodh kur i shtojmë ekstraktin e dredhëzave; në mënyrë të fuqishme inhibon angiogjenezën Dhe ekstrakti i sojës. Dhe ja ku është lista e zgjeruar e ushqimeve dhe lëngjeve antiangiogjenike për të cilat jemi të interesuar t'i studiojmë. Për secilin lloj të ushqimit, ne besojmë se forca e veprimit është e ndryshme brenda shtameve dhe varieteteve të ndryshme. Dhe ne duam ta masim këtë, sepse p.sh., derisa jeni duke ngrënë dredhëza ose duke pirë çaj, pse të mos zgjedhim atë që është më i forti në parandalimin e kancerit. Ja ku janë 4 lloje të çajit të cilat kemi testuar. Të gjithë janë të zakonshëm Çaj kinez Jaseminë, Senka Japoneze Earl Grey(çaj i zi) dhe një përzierje e veçantë të cilën e kemi përgatitur. Dhe mund të shihni qartë se çajrat variojnë në forcën e veprimit nga më pak të forta deri te më të forta. Por çka ishte edhe më interesante ishte kur ne përzienim dy çajra me nivel veprimi më të dobët, kombinimi, mikstura ishte më e fortë se sa secili çaj vetëm. Kjo do të thotë se kemi një sinergji mes ushqimeve. Ja edhe disa të dhëna nga testimet tona. Tani, në laborator mund të simulojmë angiogjenezën tumorale e paraqitur këtu me shtyllën e zezë. Dhe duke përdorur këtë sistem, ne mund të masim potencën e barërave antikanceroze Sa më e shkurtë shtylla, më pak angiogjenezë, çka është e mirë. Dhe ja ku janë disa barëra të zakonshme të cilat kanë qenë të asocuara me zvogëlimin e rrezikut të kancerit tek njerëzit. Statinat, barërat anti-inflamatore josteroide dhe disa tjera, inhibojnë angiogjenezën, gjithashtu. Dhe ja ku janë faktorët dietal duke u përballur kokë me kokë kundër këtyre barërave. Mund të shihni, ata qartë mund të mbijetojnë dhe në disa raste, ata janë më potente se barërat aktuale. Soja, majdanozi, hudhra, rrushi, dredhëzat Mund të shkoj në shtëpi dhe ziej një racion të shijshëm duke përdorur këta përbërës. Pra, imagjinoni nëse ne do kishim mundur të krijojmë sistemin e parë botëror të klasifikimit në të cilin ne do mund ti klasifikonim ushqimet në bazë të tipareve të tyre antiangiogjenike, kancer-parandaluese. Dhe kjo është çka jemi duke bërë tani. Tani, unë ju paraqita një grumbull të dhënash laboratorike, dhe pyetja e vërtetë është: Cilat janë faktet se njerëzit duke ngrënë ushqime të caktuara mund të reduktojnë angiogjenezën kanceroze? Epo, shembulli më i mirë që di është studimi i 79.000 meshkujve të përcjellur për 20 vjet radhazi, në të cilën ishte gjetur se meshkujt që konsumonin domate të ziera 2 deri 3 here në javë kishin deri 50% reduktim të rrezikut për të zhvilluar kancer të prostatës. Tani, ne e dimë se domatet janë burim i mirë i likopenit, dhe likopeni është antiangiogjenik. Por çka është edhe më interesante nga ky studim, është se njerëzit të cilët zhvilluan kancer të prostatës, ata të cilët kish konsumuar më shumë salcë domatesh në fakt kishin më pak enë gjaku që ushqenin kancerin e tyre. Andaj ky studim human, është një shembull kyç se si substancat antiangiogjenike të pranishme në ushqim dhe konsumuar në nivele praktike mund të kenë ndikim në kancer. Dhe ne, tani jemi duke studiuar rolin e dietës së shëndetshme me Dean Ornish në Universitetin e Kalifornisë dhe Universitetin e Tufts-it në rolin e kësaj diete të shëndetshme në markerët e angiogjenezës të cilët mund t'i gjejmë në gjak. Tani, është e qartë se ajo çka kam ndarë me juve ka implikime afatgjata bile edhe përtej hulumtimeve të kancerit. Ngase nëse kemi të drejtë, kjo mund të ndikoj edukimin e konsumatorëve, shërbimet e ushqimit, shëndetin publik, madje edhe industrinë e sigurimeve. Dhe në fakt, disa kompani sigurimesh tashmë kanë filluar të mendojnë në këtë drejtim. Shikoni këtë reklamë nga Blue Cross Blue Shield nga Minesota. Dhe për shumë njerëz nga rreth e përqark botës, parandalimi dietal i kancerit mund të jetë e vetmja zgjidhje praktike ngase jo secili mund të ketë komoditetin për trajtimet e shtrenjta antikanceroze në stadet e fundit, por, secili mund të përfitoj nga një dietë e shëndetshme bazuar në të mbjellurat lokale, të qëndrueshme, antiangiogjenike. Tani, në fund, ju fola për ushqimin, dhe ju fola për kancerin, dhe është vetëm edhe një sëmundje për të cilën do ju flas, dhe ky është obeziteti. Ngase, del se indi adipoz, dhjami, është shumë i varur nga angiogjeneza. Dhe sikurse tumori, edhe dhjami rritet kur enët e gjakut rriten. Dhe pyetja është: A mund ta zvogëlojmë dhjamin duke ia ndërprerë furnizimin me gjak? Lakorja e sipërme tregon peshën trupore të miut gjenetikisht obez. i cili han pandërprerë derisa të trashet sikurse ky top tenisi prej gëzofi. Dhe lakorja në fund tregon peshën e miut normal. Nëse marrim miun obez dhe i japim inhibitorë të angiogjenezës, ai humb peshë. Ndalojmë trajtimin, miu e kthen peshën prapë. Prapë fillojmë me trajtimin, miu humb peshë prapë. Ndalojmë trajtimin, miu fiton peshë prapë. Dhe në fakt ju mund të ngrisni dhe uleni peshën, thjeshtë duke inhibuar angiogjenezën. Andaj, kjo qasje të cilën jemi duke e ndërmarrë për parandalimin e kancerit mund të gjej aplikim edhe për obezitetin. Gjeja vërtet interesante në lidhje me këtë është se nuk mund ti bëjmë këta minj obez të humbin peshë më shumë sesa pesha normale që do të duhej të ishte. Me fjalë tjera, nuk mund të krijojmë minjtë supermodele. (qeshje) Dhe kjo tregon për rolin e angiogjenezës në rregullimin e kufijve të shëndoshë biologjik. Albert Szent-Gyorgi njëherë pat thënë, "Zbulimi konsiston në të pamurit e asaj që secili e ka parë, e të mendosh atë që askush nuk e ka menduar." Shpresoj të ju kam bindur se për sëmundjet si kanceri, obeziteti dhe gjendjet tjera si potencial i fuqishëm mund të jetë luftimi i emëruesit të përbashkët të tyre:
angiogjenezës. Dhe kjo është ajo çka mendoj se bota ka nevojë tani.
Ju faleminderit. (duartrokitje) June Cohen: Kam një pyetje të shkurtë për ju. Pra, këto barëra nuk janë në thelb aktualisht tretmanet kryesore antikanceroze. Për secilin që ka kancer, çka do të rekomandonit? A rekomandoni të iu nënshtrohen këtyre tretmaneve tani, për shumicën e pacientëve me kancer? William Li: Shikoni, kemi tretmane antiangiogjenike të cilat janë të aprovuara nga FDA-ja, dhe nëse ju jeni pacient me kancer, punoni apo përfaqësoni dikë të tillë, ju duhet të pyesni për ketë tretmane. Dhe ka shumë hulumtime klinike në zhvillim. Fondacioni i Angiogjenezës është duke i përcjellur mbi 300 kompani, dhe janë mbi 100 barëra në rrugë e sipër. Andaj, konsideroni ato të cilat janë të miratuara, kërkoni hulumtimet klinike, mirëpo, mes asaj se çka mund të bëj mjeku për juve, ne duhet të mendojmë se çka mund të bëjmë për vetën tonë. Dhe kjo është një nga tema për të cilën po flas, nëse ne arrijmë të fuqizojmë veten tonë për të bërë gjërat të cilat mjekët nuk mund t'i bëjnë për ne, e që në fakt është përdorimi i dijes dhe ndërmarrja e veprimeve. Dhe nëse Nëna Natyrë na ka dhënë disa të dhëna ne mendojmë se mund të kemi një të ardhme të re në vlerësimin se si ushqehemi. Dhe ajo çka hamë në fakt është hemoterapia jonë tri herë në ditë. JC: Mirë. Dhe në linjë me këtë, për njerëzit të cilët mund të kenë faktorë rreziku për kancer, do iu rekomandonit ndjekjen e tretmaneve si formë parandaluese ose thjeshtë duke ndjekur dietën e duhur me shumë salcë domatesh? WL: Epo, ju e dini se ekzistojnë dëshmi të bollshme epidemiologjike. Dhe unë mendoj se në epokën informative nuk merr kohë për të arritur në një burim të besueshëm si PubMed, Libraria Kombëtare e Mjekësisë, dhe të kërkosh studimet epidemiologjike për zvogëlimin e rrezikut nga kanceri bazuar në dietë dhe në barërat e zakonshme. Dhe kjo është diçka që secili mund të ketë qasje dhe shikoj. JC: Në rregull. Mirë, ju faleminderit shumë. (duartrokitje)

39 Comments

  1. Wow this was amazing! I need advise, my dad is diagnosed with pancreatic cancer, would this work for him? What other things should we try?!?! Open too all ideas!

  2. Just eat Simpson Oil…

  3. Had Cancer three times, each time was eradicated by increasing the amount of Citric Acid in my body. Cancer can't survive in a highly Acidic environment. Sharks don't die from Cancer due to the high level of Acid in the Sharks body.

  4. laetrile vitamin b-17

  5. Wow!! Fascinating and I’ve heard about diet and cancer for the past 5 years and have changed my diet with astounding results. I’m 56 not on any meds and weight 128 lbs with very little exercise. Diet is everything!

  6. Oh wow!! This is exactly how Islam behaves in a society, exactly like cancer cells!!!!! I am Amazed!!!!

  7. How do GMOs influence the effectivenss of the anticancer foods?

  8. Don't forget Dr Coley's work as well. this would work well together.

  9. Didn’t watch yet the whole video yet, just HAD to comment about his anti-angiogenesis approach.
    Research shows that anti-angiogenesis therapy has very limited benefit, since hypoxia (preventing oxygen from reaching the tumor) causes the tumor to increase expression of Met gene, which is an oncogene (meaning it is cancer-inducing) and more specifically, it is responsible for metastasis.
    Thus, starving the tumor might actually cause it to be more invasive and metastasize. I’m not sure if it was known back in 2010 when this video was recorded. But it seems now that anti-angiogenesis treatment should be combined with anti-Met treatment, to prevent the hypoxia-induced progression of cancer.

  10. One flaw in his presentation. Those African women he flashed on the screen are the least likely to get cancer because of their diet UNLESS they are wealthy enough to eat the SAD diet 🤷🏻‍♀️

  11. I was able to starve my horse's cancer by only stopping giving her grain and sugars (even fruit). (At the time, there was no info available to me on what else I could feed her. So she just ate hay and grass.) When I had just gotten her, & she was diagnosed, the Vet thought she would not last more than a few months. She lived 12 more years and didn't die of cancer. In fact you could not even see the cancer anymore, the skin was just pink and smooth when originally the area was blown up the size of a football….. I also, with God's help, reversed chronic illness (induced by an herbicide overexposure) in myself by cutting out grain & sugar and an organic, raw food mostly vegan diet high in juices, smoothies, and good water. I had many cancer-like symptoms but the doctors could find nothing but elevated enzymes and a spot on my liver. I was suffering greatly but eating this way eventually reduced the chronic pain and horrible symptoms I was having. ….

  12. think long water fasts (28 days & longer) probably are better to fight cancer. the body process autolysis supposedly converts anything thats no longer needed (old white blood cells, fat reserves, warts, cysts, tumors, etc) into food when supplies are low, which happens when you've not eaten for a while.

    definitely worth doing experiments to find out how much mileage there is in this approach. just don't expect the evil medical industry to do anything but continue to suppress this & countless other things

  13. This was great, up until he says obesity is a disease. Uh, no. Obesity doesn’t kill anyone. WTF is this guy thinking, spreading fat hatred. That helps nobody.

  14. This video also tells us that departure from "old time" foodstuffs is a cause of the cancer epidemic! Fruits, vegetables, nuts… The Genesis Diet!

  15. MARVELLOUS!

  16. Such an eloquent speaker

  17. He said angiogenesis 411 times in this talk!!! But seriously he is definitely saying Andrew genesis!!!

  18. My husband was stage 4 lymphoma. Doctor said try real hard to keep his appetite up. I fed him real after he recovered and before treatment. He was the only patient that didn’t lose his hair. He was given 5 yrs. He lived 20 yrs because of side effects of chemo that killed him (radiation, chemo and combat).

  19. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/cancer/in-depth/cancer-causes/art-20044714

  20. You can also in turn NOT eat in order to heal your body, look into water fasting and IF (Intermittent Fasting).

  21. Hola quiero saber cuando en Argentina estará a la venta el libro del Dr,Li. Gracias!

  22. We drive miles in order to buy potent and healthy Veges and fruits waiting for the right season and planting our herbs and tomatoes on our balcony in France love your show so full of common sense

  23. I'm doomed ..i love sugar.

  24. When you tell us that the dolphin and the horse were old you’re implying that you were there last chance. I believe the veterinarian, or to experimented on my dog when he was 17 and somewhat ill. However just because most people might resort to euthanasia as a matter of convenience, it was clear to me that these two separate set of drugs took a devastating toll on his whole body. The first round made him in continent and then six months later the “medicine“ took away his appetite completely until he was practically a skeleton three weeks later… of course it’s something I could never prove but this is how it feels. Especially when the first vet gave him what was supposed to be antibiotics for his possible bronchitis, I was instructed to keep an eye on the details and let them know exactly what was going on… The dogs seem fine for about six days and then literally overnight he became incontinent and this changed everything as you can imagine. It’s just that I have absolutely no doubt if I wasn’t pushed into seeing this vet my dog probably would’ve lived another few years at least another year. I know these drugs made him sick and they were presented to me is just antibiotics and/or painkillers.

  25. 600 dogs with a 60% survival rate you said? So does that mean the 40% died from the drugs?

  26. What tha McFuck is up with the weird cartoon at the end?

  27. 11:25 I like this graphic. There is only a 5-12% from DNA, my dad's, he got cancer at 56, his brother too at 71, and his daughter at 47. No cancer on my mothers side. me and three siblings age 58-65 …so far so good. God Damn cancer.

  28. Nowadays, we also have cannabis oil as a treatment. Also, lipolized curcumin is great too.

  29. lol, been doing this for years, just alot more advanced … funny people cant think by themself anylonger.. to much tv i guess

  30. Look up Charlotte Gerson on you tube (& her father Dr Max Gerson). Google: Sick, fat & nearly dead . com & watch his free documentary and also Super juice me you tube. These two are very eye opening on how good clean food heals the body. Google Jason Vale juicing you tube and Jay K Juicing you tube. And Jason Vale ginger shots you tube. Garlic & Ginger both fight virus, fungus & bacteria. They are miracle plants. See also the book Eat to Live by Dr Fuhrman (see his you tube). As they say: Let food be thy medicine.

  31. God not mother nature.

  32. The immune system has been designed by God to protect us and true, the blood vessels are also part of this system. If you don’t feed your immune system properly, if you abuse your body by eating unhealthy food, not taking rest properly and not doing enough exercise, it will die down and unwanted cells will grow, thereby destroying the body.. so yes, starve the cancer cells and feed the immune system then we will win the battle against this disease…

  33. We should be eating these foods anyway not all the other rubbish.

  34. AND THIS IS FROM 2010!!!!!! 🍓🍉🍍🍋🥕🍅🥑🥜

  35. WOW! WOW! I'm a 3 time cancer survivor and this is fabulous news to me! I eat very healthy — much of what you list and trying to lose weight of 30 lbs. I also do Keto & Intermittent Fasting. Question: Could doing longer fasts lower my risk factors for cancer?

  36. Move to Live, Take to Share.

  37. Simply amazing and amazingly simple … Who would have thought good diet could go such a long way

  38. Foolish person speaking alert. The smallest blood vessels are called sinusoids.

  39. But what happens with a situation like ebstein barr or HIV where the protein becomes deformed?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *